Ulet numri i golave të shënuar, statistikat që prodhoi java e 25-të e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2025 | 20:35

Ulet numri i golave të shënuar, statistikat që prodhoi java e 25-të e Superiores

*Ulje e fortë e numrit të golave të shënuar për këtë javë. Në 5 ndeshje u realizuan vetëm 8 gola. Gjysma e skuadrave, konkretisht Partizani, Vllaznia, Dinamo, Teuta dhe Skënderbeu, nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës.

Screenshot 2025-02-18 201633

*Të tria fitoret e javës u takojnë skuadrave pritëse, Egnatias, Laçit dhe Tiranës.

*Arbitrat akorduan 3 kartonë të kuq këtë javë dhe të tre në të njëjtën ndeshje, Dinamo-Vllaznia. Të parin e mori Karamba i Dinaos, dy të tjerët Bajrami dhe Jago të Vllaznisë.

*U dha vetëm një 11-metërsh, ai në favor të Tiranës në ndeshjen me Skënderbeun, që u kthye në gol nga Bajroviç.

*Dinamo dhe Partizani, 2 nga 4 skuadrat e kreut, nuk fitojnë prej 4 javësh në kampionat. Të tjera skuadra e që e kanë humbur kontaktin me fitoren prej kohësh janë edhe Bylisi, Elbasani dhe Teuta.

*Uilliam Kordeiro Melo i Laçit ishte autori i dygolëshit të vetëm të kësaj jave.

PANORAMASPORT.AL