Postuar: Korrik 31, 2025 | 22:00
U shpall kampion me Partizanin, portieri “zhduket” prej disa muajsh
Bekim Rexhepi është pa ekip që nga janari i këtij viti. Për herë të fundit ishte pjesë e Dukagjinit në Superligën e Kosovës.

Rexhepi kaloi periudhën më të artë të karrierës te Partizani. Me të kuqtë fitoi titullin kampion në sezonin 2022/23.
Asokohe portieri aktivizohej në 34 ndeshje ku pësonte 32 gola dhe mbante portën të paprekur në 10 sfida. Karriera e 28-vjeçarit nisi pikërisht te Shkëndija. Në Superiore ndërkohë luajti me Skënderbeu dhe Dinamon përveç Partizanit.
Që pas shpalljes kampion, Rexhepi nuk ka kaluar periudhën më të mirë të mundshme. Për më tepër që prej të paktën 7 muajsh është pa ekip.
PANORAMASPORT.AL













