U penduan për transferimin e tij, vijon përplasja e klubit me lojtarin shqiptar. Mesfushori nuk pranon të ndërpresë kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2025 | 17:09

U penduan për transferimin e tij, vijon përplasja e klubit me lojtarin shqiptar. Mesfushori nuk pranon të ndërpresë kontratën

Drilon Islami vijon të jetë çështje te Kluzhi në Rumani. 25-vjeçari u transferua gjatë merkatos së verës, ndërsa më parë kishte spikatur me Prishtinën.

Screenshot 2025-09-15 170012

Nga Superliga e Kosovës te e Rumanisë, por këtë herë nuk ka asnjë minutë në këmbë. Islami nuk ka mundësinë që të luajë te Kluzh në elitë, ndërsa klubi i ka kërkuar ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim.

25-vjeçari nuk ka pranuar që të dalë lojtar i lirë. Klubi rumun në anën tjetër raportohet se e ka paralajmëruar, që nuk do e lejojë të stërvitet me ekipin e parë.

Islami ka kontratë deri në fund të sezoni. Ajo që për të është eksperienca e parë jashtë vendit, nuk po shkon aspak si e kishte ëndërruar.

PANORAMASPORT.AL