Tri mungesa dhe një rikthim, ja plani i Egnatias për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 9:02

Tri mungesa dhe një rikthim, ja plani i Egnatias për Partizanin

Sërish Edlir Tetova do të jetë i detyruar që të mos e ketë skuadrën të plotë, pasi rikuperimet për shkak të virozave ende nuk janë kaluar.

egnatia

Së pari, do të mungojë Arbenit Xhemajli për shkak kartonësh, ndërsa Redi Kasa vijon të jetë i dëmtuar. Nga ana tjetër, mbetet në dyshim Saliou Guindo për shkak të gjendjes gripale dhe mbetet për t’u parë deri në fund. Lajmi i mirë është rikthimi i Fernandos, i cili mungoi ndaj Elbasanit. Braziliani është gati për të luajtur nga minuta e parë.

Sa i përket titullarëve në fushë, pritet që Tetova të mos bëjë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen me Elbasanin, vetëm se tani do të jetë më i qetë të ndërtojë mbrojtjen me katër, sepse i rikthehet Fangaj. Gjithsesi, dilemat për titullarët nuk mungojnë, por në përgjithësi formacioni është kristalizuar.egnatiaPANORAMASPORT.AL