Postuar: Qershor 13, 2025 | 8:58
Tirana vazhdon pushimet, drejtori sportiv është në ajër
Tirana vazhdon pushimet, por akoma ajo nuk ka zyrtarizuar drejtuesin kryesor të saj. Drejtorin sportiv.
Pas largimit të Agim Ibraimit, gjendja është “status quo”. U fol për Tefik Osmanin, por nuk ka një zyrtarizim. Në takimet e zhvilluara për këtë çështje, si presidenti Refik Halili, dhe Tefik Osmani, kanë diskutuar gjatë për të ardhmen.
Kushtet e ish-drejtorit kanë qenë të qarta. Te Tirana kthehet për një skuadër konkurruese, ku gjërat të shkojnë vaj. Nga ana tjetër, presidenti Refik Halili ka shpalosur situatën, duke pranuar që këtë kampionat gjërat do të shkojnë mirë. Halili ka shpalosur edhe planin e tij se ka ndërmend që të investojë për sezonin e ri rreth 700 mijë euro.
PANORAMASPORT.AL













