Postuar: Maj 25, 2026 | 9:45
Tirana projekton të ardhmen, hedh sytë nga 16-vjeçari që spikati në Kategorinë e Parë
Haxhi Rrena është një sulmues 16-vjeçar që aktivizohet te Besa dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues të akademisë së klubit.

Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit dhe, pavarësisht moshës shumë të re, ka fi lluar të marrë vëmendje në futbollin shqiptar për potencialin e tij ofensiv.
Sipas raportimeve të fundit, Rrena po ndiqet nga disa klube, mes tyre edhe Tirana, që po e konsideron si një investim për të ardhmen. Interesi për të tregon edhe një herë prirjen e klubeve shqiptare për të afruar sa më herët talentet e rinj vendas.
PANORAMASPORT.AL













