Tirana pranë revolucionit, tregu kosovar dhe i huaj në fokus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 19:20

Tirana pranë revolucionit, tregu kosovar dhe i huaj në fokus

Tirana nuk po mendon vetëm të shesë lojtarë, si: Dembele, Kola, Zharmuni dhe ndonjë tjetër. Në klub kanë planin për të afruar futbollistë cilësorë.

tirana

Edhe një vit tjetër po shihet mundësia e afrimit të lojtarëve të huaj, ashtu siç kanë bërë edhe klube të tjera. Lojtarë nga akademitë e huaja, si dhe futbollistë nga kampionati kosovar, por, deri në këtë moment që flasim, te Tirana janë duke testuar, pasi në radhë të parë do të diskutohen drejtuesit e rinj dhe më pas për futbollistët.

Gjithsesi, te bardheblutë janë mësuar me surpriza dhe kjo verë nuk do të bëjë përjashtim.

PANORAMASPORT.AL