Tirana ka kryer 42 lëvizje në merkato, hyrjet dhe daljet e vazhdueshme të sezonit të fundit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2025 | 19:19

Tirana ka kryer 42 lëvizje në merkato, hyrjet dhe daljet e vazhdueshme të sezonit të fundit…

Tirana është me siguri, ekipi më i rrëmujshëm i Kategorisë Superiore.tiranaNga vera e shkuar deri në këtë moment që flasim, ka bërë 42 lëvizje, mes hyrjeve dhe daljve, çka do të thotë se bardheblutë kanë afruar 2 formacione të plotë dhe pak a shumë po kaq lojtarë janë larguar mes verës dhe dimrit. Një mungesë stabiliteti, që sigurosht është reflektuar edhe në rezultatet që ka marrë skuadra.

LARGIMET – Në 1 qershor 2024, Tirana u shkri pothuajse e gjitha, me bardheblutë, të cilët larguan yjet e ekipit, përfshirë edhe trajnerin Fagu. Deri në 31 gusht 2024, bardheblutë larguan jo pak lojtarët, ndërsa në janar 2025, plotësuan numrin 20 të tyre. Nga skuadra ikën të gjithë yjet, por vetëm Jordi Jaku është shitur. Pjesa tjetër është liruar pa pagesë apo duke bërë marrëveshje.

AFRIMET – Erdhi Bledi Shkëmbi, i cili ndërtoi skuadrën nga e para. Tirana afroi 22 futbollistë, nëntë prej të cilëve nga vende të luaja që nisin nga Suedia deri në Argjentinë si dhe dy futbollistë kosovarë. Pjesa tjetër shqiptarë, nga kampionati ynë dhe të vendeve përrreth. Dy formacione të plota për 26 herë kampionët që në verë e nisën stërvitjen vetëm me 10 vetë, katër prej të cilëve portierë. Kombësitë janë nga më të ndryshmet, çka tregon se Tirana është bazuar te të huajt, të cilët janë më shumë se gjysma e ekipit bardheblu. Tej afrimeve dhe largimeve, kryeqytetasit kanë bërë shumë lëvizje. Lëvizje këto, që janë reflektuar shumë në rezultate, të cilat kanë qenë jashtë pritshmërive për bardheblutë. Kujtojmë që Tirana është e teta në renditje me 31 pikë.154OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL