Tirana e pesë kontinenteve dhe 42 shteteve, brazilianët janë golashënuesit më të mirë te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2025 | 13:58

Tirana e pesë kontinenteve dhe 42 shteteve, brazilianët janë golashënuesit më të mirë te bardheblutë

Tirana është skuadra e pesë kontinenteve. Që pas futbollit modern, skuadra bardheblu e ka humbur disi të qenit ekipi autokton dhe në të gjitha kampionatet është munduar të bazojë grupin edhe tek të huajt.tiranaNë total, që pas hapjes së futbollit te Tirana janë federuar 124 lojtarë që nuk kanë pasur pasaportën shqiptare, por kanë luajtur me një pasaportë të huaj. Sportistët kanë ardhur nga pesë kontinente. Bardhebluve u kanë shpëtuar lojtarë nga dy kontinentet e largëta, Oqeania dhe Antarktida. Në të gjitha kontinentet e tjera ka marrë lojtarë. Janë 42 shtete që kanë furnizuar bardheblutë me lojtarë. Ka edhe vende që nuk të shkon mendja nga kanë marrë futbollistë 26 herë kampionët.

KOSOVA Pjesa tjetër e Shqipërisë që tani është shtet më vete, Kosova, është vendi që ka marrë më shumë lojtarë ekipi i Tiranës. Plot 13 futbollistë. Në vend të dytë Maqedonia e Veriut, ndërsa podiumin e mbyll Brazili i largët.

NDESHJET Një tjetër komponent është fakti që shteti me më shumë ndeshje te badheblutë është Kosova, lojtarët e të cilit kanë 356 ndeshje bardheblu më pas Maqedonia e Veriut, në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë ngjitet Gana.

GOLAT Duam apo nuk duam, golat e të huajve me fanellën bardheblu janë nën shenjën e Brazilit, me plot 42 rrjeta të tundura. Në vendin e dytë është Kosova dhe më pas Anglia me një lojtar, Majkëll Ngonë, 29.

LOJTARI ME MË SHUMË NDESHJE Lojtari me më shumë ndeshje nga të huajt është Visar Bekaj. Me fanellën e Tiranës, kosovari ka luajtur 234 sfida, duke qenë më i aktivizuari sportist, i cili nuk është formuar në Shqipëri. Më pas vjen maqedonasi Filip Najdovski dhe treshen e mbyll Elton Kale.

TRAJNERËT – Trajnerë të huaj Tirana ka pasur 12. Duke filluar nga trajneri i parë i historisë bardheblu, Samo Singer, dhe më pas Blazh Slishkoviç, Enver Haxhiabdiç, Ze Maria, Ilija Lonçareviç, Misho Krstiçeviç, Miklosh Temeshvari, Friez Veinstein, Leonardo Menikini, Emanuel Egbo, Ivan Gvozdenoviç, Julian Rubio. Trajnerët janë brazilianë, nigerianë, dy hungarezë, një izraelit, një spanjoll, një italian, një serb, dy kroatë dhe dy boshnjakë.63OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL