Tirana bën paqe me skuadrën greke në miqësoren e tretë, paraqitje dinjitoze nga bardheblutë e Vangjel Miles

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 20:17

Tirana bën paqe me skuadrën greke në miqësoren e tretë, paraqitje dinjitoze nga bardheblutë e Vangjel Miles

Tirana luajti ndeshjen e tretë miqësore, si pjesë e përgatitjeve para nisjes së sezonit. Bardheblutë morën një barazim 2-2 përballë Panserraikos në stadiumin e Verias.

GFDH

Sfida u zhbllokua nga kryeqytetasit në minutën e 30-të me Tabekun i cili u tregua i saktë nga 11-metra dhe pas 10 minutash skuadra greke barazoi shifrat. Ndërsa në pjesën e dytë për Tiranën realizoi argjentinasi Vera dhe në minutën e 85-të, Georgiadis barazoi me një gjuajtje në 2-2.

TIRANA: Tafas, Dembele, Kola, Valerjanus, Vera, Rafa, Soler, Tabeku, Paca, Haxhiu, Boris

PANORAMASPORT.AL