Tirana, afrimet e bëjnë “blind” në sulm. Ja si formatohen bardheblutë
Tirana ka afruar disa lojtarë në këtë mer kato vere. Më saktë, katër mes mesfushës dhe sulmit. Nga ana tjetër, te Tirana, në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate.

Gjithsesi, duke parë situatën që firmat e para erdhën te bardheblutë, gazeta ka llogaritur lojtarët që janë nën kontratë dhe mund të bëjnë formacionin e Tiranës. Dhe në fund formacioni është i ekuilibruar. Bëhet fjalë për një 11-she që në letër është shumë e fortë. Madje Tirana ka edhe disa lojtarë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme.
FORMACIONI – Do të jetë një luftë Tafas-Kozi, se cili do të jetë titullari. Abdullahu, me shumë mundësi, nuk është në planet e Tiranës, ndërsa do të afrohen edhe disa gardianë prej të rinjve. Lleshi mund të luajë si qendërmbrojtës dhe qendërmesfushor në vend të Metës, Solerit apo Rafaelit. Patsatsia dhe Tabekou mund të luajnë në të dy krahët e sulmit, ndërsa rrezikon Haxhiu e lojtarë të tjerë të mbeten jashtë.
LIMITI – Drejtuesit e skuadrës kanë vendosur që brenda javës të kenë një vendim përfundimtar për drejtorin e skuadrës. Gjatë kësaj jave, do të vendoset timonieri bardheblu. Me shumë mundësi, drejtimin menaxherial, i mbështetur nga Grent Halili. Po kështu, emri i trajnerit intrigon më shumë. Gjithsesi, duket se Tirana po sheh edhe kandidatura nga jashtë vendit.
LARGIMET – Nga 1 janari e deri më 30 qershor 2025, Tiranës i janë larguar 13 futbollistë, duke bërë që skuadra t’i futet sërish një revolucioni të vërtetë, një vit pasi Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibrahimi ndërtuan ekipin nga themelet. “Panorama Sport” ka vëzhguar të gjitha ikjet dhe rezulton se deri tani kanë dhënë lamtumirën pa kthim 13 futbollistë, por lista ka edhe emra të tjerë. Këtu nuk llogaritet, Ualid Zharmuni.
PARATË – Tiranës i janë larguar 13 vetë, ndërsa në shifra dëmi është i madh. Veçse Jakut që u shit rreth 250 mijë euro, pjesa tjetër e lojtarëve është larguar falas. Me një llogari, skuadra ka humbur më shumë se 1.575 milionë euro nga ikja e sportistëve, pasi kartonët e 12 futbollistëve vlejnë 1.825 milionë euro. Jaku është shitur 250 mijë euro dhe minusi mbetet 1.575 milionë euro. Në çdo rast, Tirana del e humbur.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













