Tifozët braktisin derbin Partizani-Tirana, ndodh për herët të parë në “Air Albania” që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 22:35

Tifozët braktisin derbin Partizani-Tirana, ndodh për herët të parë në “Air Albania” që…

Derbi i kryeqytetit i gjen për herë të parë Partizanin dhe Tiranën bashkë në zonën e ftohtë. Vetëm dy pikë numërojnë më tepër të kuqtë se bardheblutë e vendit të fundit, duke treguar gjendjen aktuale të kryeqytetit.

air-albania

“Panorama Sport” mëson se më pak se 24 orë para fillimit të sfidës, numri i biletave të shitura nuk i kalon 2500. Kjo është hera e parë, që një natë para në “Air Albania” për derbin është shitur ky numër biletash. Kështu nesër me shumë gjasa do të jetë interesi më i ulët, që është parë ndonjëherë për sfidën Partizani-Tirana.

BILETAT- Shitja e biletave për ndeshjen derbi vijon nesër duke u zhvendosur në stadiumin “Air Albania” po ashtu edhe “online”. Biletat për sektorët e katit të dytë në stadium me shumë gjasa nuk do të dalin në shitje për shkak të interesit të ulët. Çmimi më i ulët për të siguruar hyrjen prapa porte është 500 lekë. Shumë prej tifozëve e lënë edhe për në moment të fundit, megjithatë dështimi i kësaj sfide në shkallët e stadiumit tashmë bie në sy.

PANORAMASPORT.AL