“Thanë që ndeshjet ishin paracaktuara”, Josa është krenar pasi nënshtroi kreun: Qoftë me Vllazninë, qoftë me Elbasanin…
Mirel Josa ishte i lumtur për tre pikët ndaj Elbasanit, por më shumë për faktin se sipas tij, Bylisi kishte fituar ashtu si ndaj Vllaznisë, ndeshje të cilat nuk ishin të paracaktuara.
“Për mendimi tim sot çdo ndeshje ka qenë si finale për ne. Unë nga njëra anë jam deri diku i gëzuar për fitoren, por kemi edhe një ndeshje tjetër, të shohim si do shkojnë punët, se parashikime të mëdha nuk mund të bësh. Sepse parashikimet i bëtë javës tjetër dhe ishin jo parashikime, por konkluzione, televizionet që thanë që të gjitha ndeshjet ishin të paracaktuar. Unë e vetmja gjë që jam gëzuar sot është që ne morëm tre pikë dhe qoftë në Shkodër, qoftë këtu, nuk kemi luajtur me paracaktim asgjë.
Goli i pësuar? Këtu nuk është problemi te shkallëzimi, është difekt që ne edhe në Shkodër e kishim. Edhe pse Vllaznia nuk shënoi, na ndodhi në dy momente, me topin në krahun e kundërt, mbrojtësi i pestë duhej të ishte në pozicion. Një gol të tillë e kemi pësuar edhe me Egnatian, besoj se ka qenë goli i parë i tyre në ndeshjen e fundit që bëmë, janë gjëra të cilat jo duhen punuar, por të cilat duhet parë mirë trajektorja e topit nga futbollistët. Se të kontrollosh një top nga 30 metra pasim në krah të kundërt është e thjeshtë për një mbrojtës që ka tre qendra në zonë. Pastaj është problem ku atje ku shkoi topi, duket kthyer në superioritet. Janë gjëra që ndodhin. Edhe pas golit kishim dy momente të mira të Elbasanit, pastaj shënimi i golit tonë i dha krahë skuadrës që të vazhdojë për të mbajtur rezultatin.
Nuk i hedh dorashkën Bellajt, jo vetëm atij, por asnjë lloj dorashke të gjithë trajnerëve të tjerë të Superiores. Uroj që në vazhdimësi të kemi sa më pak probleme të gjithë”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













