Teuta e mbylli me gëzim ndaj Egnatias, trajneri Bledar Hodo: Akoma nuk dimë asgjë çfarë do bëhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2025 | 18:38

Teuta e mbylli me gëzim ndaj Egnatias, trajneri Bledar Hodo: Akoma nuk dimë asgjë çfarë do bëhet

Teuta e mbylli sezonin me fitore dhe në vendin e gjashtë. Durrsakët mposhtën Egnatian(2-1) duke u konfirmuar si “mace e zezë” për kampionët.

bandicam 2025-04-27 18-31-35-092

Pas ndeshjes, foli trajneri Bledar Hodo. Tekniku i durrsakëve deklaroi:

“Akoma nuk dimë asgjë ca do bëhet, nuk jemi ulur as me drejtuesit dhe as lojtarët. Këto ditë do ulemi dhe do vendosim për vitin tjetër.

Është nga ato ndeshjet ideale kur mund të provosh çuna të rinj dhe që kanë pasur pak minuta. Kisha besim që do shpreheshin më mirë se kanë uri dhe e përgjithshmja pozitive.

Mendoj që kanë qenë ndeshje me presion shumë të lart. Njoh karakteret e tyre, nuk jam pishman, jam munduar të fus lojtarë me shumë eksperiencë dhe që njohin mirë kampionatin shqiptar, për këtë kanë marrë më tepër minuta. I referohem Torrajt më shumë.

E ardhmja? Të jem i sinqetë nuk di asgjë, e rëndësishme që arritëm objektivin, shpëtuam këtë sezon stresues dhe problematik. I gëzohem këtij fakti më shumë se çfarë do ndodhë.

Vetëm sot e kam shijuar”, u shpreh Hodo për RTSH.

PANORAMASPORT.AL