Te Vora e dinë si fitohet me Partizanin, kapiteni Barjamaj: “Kockë” e fortë, por na duhet triumf për moral

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2026 | 16:26

Te Vora e dinë si fitohet me Partizanin, kapiteni Barjamaj: “Kockë” e fortë, por na duhet triumf për moral

Vora po vijon përgatitjet për takimin e së dielës, kundër Partizanit. Pritet që të jetë një ndeshje e fortë e bukur dhe çdo gjë, po përgatitet për një rezultat pozitiv për vorakët.

barjamaj

Ndeshjet me Partizanin – Në tria përballjet me Partizanin, Vora e ka pasur shumë të vështirë dhe kanë qenë fatkeqe në rastet e mjaft dëmtimeve në drejtim të lojtarëve, pavarësisht se rezultatet kanë qenë të ngushta. Kështu në fazën e parë Partizani mundi Vorën në saj të një autogoli të Repajt, por u dëmtohet Françesko Hasaj, që shkon në operim dhe ende nuk luan.

Në fazën e dytë ndeshja u mbyll në barazim, pa gola, 0-0, por edhe në këtë ndeshje u dëmtua Bernard Karrica edhe ky shkoi në operim dhe ende nuk po luan. Po kështu edhe në takimin e fazës së tretë, që u fitua në Vorë, nga skuadra vorake, me golin e Dario Dakës në të 90-tën, pak më herët në të 72-tën ju dëmtua, Kevin Dalipi, që ende nuk po luan akoma.

KAPITENI BARJAMAJ – Lidhur me këtë takim kapiteni i javës së kaluar në Ballsh, Mario Barjamaj, 27-vjeçari kryeqytetas, duke u aktivizuar në 23 ndeshje dhe ka asistuar në dy raste, por që në këtë sezon, përveç detyrës së tij të mesfushorit, ai ka mbajtur në disa ndeshje shiritin e kapitenit. Gjatë një prononcimi për këtë takim e thekson se, “kjo nuk është një ndeshje deçizive për kampionatin, por më shumë është deçizive për moralin dhe vazhdimësinë e mëtejshme të skuadrës sonë. Pikërisht për këtë ne do të kërkojmë fitoren. Vora këtë radhë nuk do të gabojë kundër Partizanit, ekipi është në top-formë dhe me moral të lartë”. Duke vijuar më tej ai shprehet:

“Kemi një ndeshje ku ne duhet të rikuperojmë pas atij rezultati zhgënjyes e të papritur në Ballsh. Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë sepse gjithmonë me Partizanin kemi nxjerrë ndeshje të mira. Në se ne luajmë mirë kam besimin e plotë se Partizanin e mposhtim, megjithatë duhet të jemi me “këmbë në tokë”, por shanset tona për të arritur objektivin e mbijetesës, ekzistojnë”, tha ai. Lidhur me fazën e katër që për vorakët do të nisë këtë të diel, Barjamaj shprehet: “Jemi në një fazë, e cila do të jetë vendimtare për të gjitha skuadra e superiores, ku më dramatike pritet ajo e mbijetesës në 4-shen e fundit të tabelës. Për të mbajtur gjallë matematikën e mbijetesës ne na duhet shumë kjo fitore kundër Partizanit e më pas të presim edhe nga disfatat e kundërshtarëve tanë në këtë proces.

Partizani është një ekip i fortë dhe ka arritur një formë të shkëlqyer, si në aspektin e lojës, por edhe në atë të rezultateve. Vendoset mirë në mbrojtje dhe lë pak hapësira, që do të na vështirësojë shumë sulmuesit tanë. Ndërsa në sistemin e lojës jemi pothuajse të njëjtë, por ndryshon vetëm filozofia”, tha ai. Në fund Barjamaj ka një dhe një mesazh për tifozët vorakë që sipas tij ndikojnë shumë në përkrahjen e ngritjen e moralit të skuadrës. “Tifozët në stadium na e bëjmë më emociouese ndeshjen, duke na ngritur moralin dhe sidomos kur mbushen shkallët e stadiumit ndeshja merr një tjetër karakter dhe rritet impulsiviteti i lojtarëve”, ka përfunduar kapiteni Barjamaj.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL