Postuar: Korrik 30, 2025 | 18:32
Te Partizani luajti mbi 100 ndeshje, futbollisti bëhet nostalgjik dhe rikthehet pas në kohë
Gëzim Krasniqi është bërë nostalgjik për periudhën e kaluar te Partizani. Ish-mbrojtësi i të kuqve ka shpërndarë një foto përmes rrjeteve sociale në një ambient që ka simbolet e Partizanit.

“Nostalgji”, shkruan Krasniqi që te Partizani kaloi periudhën më të gjatë të karrierës. 35-vjeçari u aktivizua për mbi 100 ndeshje me Partizanin.
Për herë të fundit ishte pjesë e Vushtrisë në Kosovë. Në karrierën e tij Krasniqi ka fituar Kupën e Shqipërisë me Kukësin.

PANORAMASPORT.AL













