Postuar: Qershor 14, 2026 | 0:27
LIVE BRAZIL-MAROK/ Shtanget kombëtarja e Ançelotit, Saibari i jep avantazhin marokenëve (VIDEO)
Brazili e nis fushatën e tij në Kupën e Botës kundër Marokut, skuadrës surprizë të edicionit të kaluar.

Kjo përballje e Grupit C në Nju Xhersi është një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së grupeve në ditët e para të turneut. Brazili, pesë herë kampion bote, përballet me Marokun, i cili bëri histori duke arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2022 dhe tashmë nuk konsiderohet më një skuadër e dorës së dytë.
Për sa i përket formacioneve, nuk mungojnë surprizat, teksa Ançeloti i beson majën e sulmit Tiagos, që do të mbështetet nga Paketa, Vinicius dhe Rafinja.
LIVE: BRAZIL – MAROK 0-1
Saibari 21′
GOLI I SAIBARIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL













