Tani është më kërcënuese për titullin kampion, FSHF zyrtarizon vendimin për Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2025 | 23:23

Tani është më kërcënuese për titullin kampion, FSHF zyrtarizon vendimin për Dinamon

Dinamo rikthehet në stadiumin “Selman Stërmasi”, siç “Panorama Sport” kishte raportuar ekskluzivisht më parë. FSHF ka zyrtarizuar vendimin për blutë, që largohen kështu nga “Elbasan Arena”.

Screenshot 2025-09-16 173653

Skuadra e Ilir Dajës pritet të jetë më kërcënuese, ndërsa objektiv ka fitimin e titullit kampion. Dinamos do t’i shtohet kështu mbështetja e tifozëve, që ka munguar në kohën kur luanin në Elbasan.

Sfida e radhës është nesër me Teutën në transfertën e Durrësit. Dueli me Bylisin ku do jetë Dinamo pritëse është programuar për datën 21 shtator, ora 16:00.

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të përdoret nga Dinamo dhe Tirana në vazhdim. Të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen bashkë.

PANORAMASPORT.AL