“Tani është koha për guxim”, kapiteni i Bylisit: Gati për Teutën, synojmë tri pikët në shtëpi
Ballshiotët ndodhen të grumbulluar në prag të sfidës së radhës me Teutën. Aurel Marku është një nga lojtarët më të dalluar te Bylisi në dy sezonet e fundit, teksa po bën liderin në mbrojtje këtë kampionat dhe e sheh situatën në favorin e skuadrës së tij. Tashmë, Bylisi dhe Marku janë të fokusuar te sfida që luhet të dielën në “Adush Muçaj”, një tjetër finale mbijetese.

Kapiteni i mallakastriotëve, Aurel Marku në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson se: “Luajmë një tjetër ndeshje delicate, sepse Teuta është një nga ekipet solide të Superiores dhe me ambicie. Por edhe ne po kalojmë një formë të mirë, kemi besim në vetvete me ecurinë në dy takimet e fundit dhe ne kemi synimet tona dhe tashmë nuk duhet që të mjaftohemi vetëm me pikët, por në fushën tonë të guxojmë për tri pikët sepse po vjen fundi dhe gjërat vështirësohen, në këtë fazë në të cilën ka arritur gara. Unë jam i bindur se nuk do të gabojmë me, sepse kemi pasur një formë të mire por duhet që të shfrytëzojmë rastet që na jepen para portës kundërshtare. Duhet që të grumbullojmë sa më shumë për të lënë pas rivalët tanë. Kemi një kalendar shumë të vështirë, por besoj se kjo është në saj të formulës dhe të gjithë bëjnë llogari në këtë fazë delikate të garës”, tha Aurel Marku që te Bylisi mban edhe shiritin e kapitenit dhe luan sezonin e tij të tretë dhe te dytin si titullarë.
RIKTHIME E MUNGESA – Në fushë, me një skuadër ndryshe nga ajo që luajti në kryeqytet madje Josa pritet që të bëjë lëvizje, në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Ballshiotët kanë mungesa në të tria repartet. Olavio sulmuesi Brazilian mungon ende i parikuperuar pas dëmtimit ndaj Tiranës, ndërsa Fokam do të jetë në vendin e tij, me shumë gjasa nga minuta e parë. Janë rikthyer Përndreca, Sulovari e Adeduro, por ende mbeten në dyshim Sanogo e Ofori, apo Stoilov. Megjithatë, trajneri Josa pritet që të bëjë lëvizje në saj të tre lojtarëve të rikthyer.
ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL













