Takimi i dy presidentëve, Tedi Cara rikthehet në pritje të vendimit përfundimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2026 | 21:03

Takimi i dy presidentëve, Tedi Cara rikthehet në pritje të vendimit përfundimtar

Oleksandrija po vijon me përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit në Ukrainë. Mediat vendëse raportojnë së fundmi për rikthimin e Tedi Carës, që kaloi javën e fundit me pushime në Shqipëri dhe tashmë i është bashkuar ekipit.

cara

Më parë është treguar se Kolos Kovalivka qëndron i interesuar për blerjen e kartonit. Në anën tjetër deri tani nuk ka zhvillime të reja, edhe pse presidentët e dy klubeve janë takuar duke diskutuar shifrën e transferimit.

Cara do të shitej për shifrën që i afrohet 1 milion eurove. Nga ky transferim do të përfitonte edhe Partizani, që ka ruajtur përqindje të kartonit pas shitjes së tij rreth një vit më parë.

PANORAMASPORT.AL