Postuar: Dhjetor 30, 2025 | 16:00
Superkupa e Dinamos/ Trajneri Daja i merr të gjitha, 2025-a i plotëson palmaresin
Fitorja e Dinamos ndaj Egnatias, i ka dhënë trofeun e parë sezonal Dinamos e njëkohësisht, trofeun e dytë për vitin 2025.
Megjithëse në aspektin monetar ky trofe nuk kushton asgjë, për trajnerin Ilir Daja ishte një trofe i rëndësishëm dhe i veçantë për vetë numrin e titujve dhe kupave që ka fituar. Superkupa e Shqipërisë ishte i vetmi trofe që i mungonte trajnerit të Dinamos, duke e fituar të dielën e shkuar për herë të parë në karrierë.
Kështu, Daja ka kompletuar 2 tripleta, pasi ka fituar tituj kampion në Shqipëri e Kosovë, Kupa e Superkupa në të dyja kampionatet ku ka marrë pjesë, duke qenë padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













