Sulmuesi “zhduk” dy trajnerë te Partizani, postimi i fundit për vitin 2025 i tregon të gjitha
Xhudah Garsia doli jashtë planeve të Kërnajës, pas minutave që mori në barazimin 0 me 0 ndaj Vorës. Kështu sfida e fundit për të u regjistrua në fillimin e nëntorit, ndërsa nga ndeshja me Vllazninë që u mbyll 1 me 1, nuk u përfshi as në skuadër.

Garsia dukshëm ishte i pakënaqur me këtë situatë. Për këtë edhe ka vendosur të ndajë rrugët me klubin. Në postimin e tij vërehet se Kërnaja, me të cilin kaloi periudhë më të gjatë nga trajnerët dhe po ashtu Milinkoviç që e aktivizonte si titullar, nuk janë falënderuar nga ana e tij. Ndryshe ndodh me Skënder Gegën, që i hapi rrugë transferimit të tij në qershor duke e pranuar në skuadër.
Postimi i Garsias:
“Një kapitulli të shkurtër i erdhi fundi. Mirënjohës për kohën time te FK Partizani, tifozët, stafin dhe bashkëlojtarët që u bënë familje gjatë rrugës. Respekt dhe falënderime për ish-trajnerin Gega, ish-drejtorin teknik Sokol dhe ish-drejtorin sportiv Arbër për mundësinë dhe besimin.
Shqipëria më dha një përvojë të parë të paharrueshme dhe jam mirënjohës për të. I uroj ekipit vetëm suksese për pjesën e mbetur të sezonit”, shkruan ish-sulmuesi i Partizanit.
PANORAMASPORT.AL













