Sulmi prioritet në merkato, Partizani në garë me kohën
Partizanit i nevojiten transferime me peshë për repartin ofensiv. Sulmi nuk funksionon prej muajsh si duhet, ndërsa nuk mund të veçohet një lojtar që siguron golat te kryeqytetasit. Deri tani janë tri ndeshje zyrtare, për sa i përket sezonit të ri.

Dy prej tyre u luajtën në Europë. Në total janë shënuar vetëm dy gola, ndërsa një prej tyre faktikisht ishte autogol. Dhe pse Partizani shfaq siguri në prapavijë, vuan përpara ku nuk ka një lojtar si pikë referimi. Trajnerit Milinkoviç i duhet akoma kohë, për t’i marrë më të mirën grupit.
Partizani mund të afrojë kështu deri në dy sulmues, që do të plotësonin organikën e Mladen Milinkoviç. Rikthimi i Arshonzh Bintsukës ishte po ashtu plus i madh, pasi në dy edicionet e fundit rezulton futbollisti më efektiv i skuadrës. Afrimet janë të sigurta, megjithatë klubi mbetet në garë me kohën. Deri tani janë konkretisht tetë afrime. Pjesa tjetër, Qokthi, Vata dhe Himallari, kanë firmosur si produkte të akademisë.
PANORAMASPORT.AL













