Sulmi i Partizanit, “kooperativa e golit” mbajti në lojë të kuqtë në sezonin për t’u harruar
Reparti ofensiv i Partizanit dha një kontribut të rëndësishëm gjatë sezonit të fundit, edhe pse skuadra u përball me probleme të shumta fi zike dhe mungesa të vazhdueshme të disa prej lojtarëve kryesorë.

Analiza e golave të realizuar nga futbollistët me tipare sulmuese tregon se një pjesë e madhe e prodhimit ofensiv të ekipit erdhi pikërisht nga emrat që kishin përgjegjësinë kryesore për të gjetur rrugën e rrjetës. Golashënuesi më i mirë i skuadrës rezultoi Vüsal Isgandarli, i cili e mbylli kampionatin me gjashtë gola. Sulmuesi azerbajxhanas ishte lojtari më produktiv i të kuqve në aspektin e fi nalizimit dhe për një pjesë të mirë të sezonit mbajti peshën kryesore të repartit ofensiv.
Menjëherë pas tij renditet Rrok Toma me pesë gola në 32 ndeshje. Sulmuesi i ri zhvilloi një sezon me minutazh të lartë dhe në veçanti në fazat e para të kampionatit arriti të spikaste me paraqitjet e tij. Katër gola realizoi edhe Xhuljano Skuka, i cili u penalizua nga problemet fi zike dhe u aktivizua në vetëm 19 ndeshje. Kur ishte në dispozicion, sulmuesi tregoi rëndësinë e tij për skuadrën dhe u shfaq si një alternativë e vlefshme në repartin ofensiv. Me të njëjtin numër golash e mbylli sezonin edhe Sekou Sidibe. Futbollisti i afruar në janar shënoi katër herë në 15 ndeshje dhe u kthye në një nga afrimet më të spikatura të merkatos së janarit. Kontributi i tij ishte i rëndësishëm sidomos gjatë fazës së dytë të kampionatit.
Katër gola realizoi edhe Kontreras, i cili u aktivizua si një nga zbulimet e trajnerit Oltijon Kërnaja. Sulmuesi kolumbian arriti të shfrytëzonte mundësitë e marra dhe në disa ndeshje rezultoi vendimtar për ekipin. Ndërkohë, Albers Keko e mbylli kampionatin me dy gola, pavarësisht se luajti vetëm pesë ndeshje. Dëmtimet e mbajtën larg fushave për pjesën më të madhe të sezonit, duke i kufi zuar ndjeshëm minutat në dispozicion.
Në total, Isgandarli, Toma, Skuka, Sidibe, Kontreras dhe Keko realizuan 25 gola për Partizanin, duke përbërë bazën e repartit ofensiv të skuadrës gjatë sezonit që sapo u mbyll.
PANORAMASPORT.AL













