Statistikat interesante/ Kuqeblutë e Vllaznisë, gola nga çdo repart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 22:35

Statistikat interesante/ Kuqeblutë e Vllaznisë, gola nga çdo repart

Ekipi që ka shënuar me shumë se kushdo tjetër deri tani në Superiore është Vllaznia. Me shkodranët që kanë gjetur rrjetën 10 herë në 5 javët e para të kampionatit, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. Duke treguar kështu qartazi se pika më e fortë e kuqebluve është sulmi dhe shënimi i golave.

vllaznia

Por, tek 9 herë kampionët e vendit nuk ka vetëm një futbollist që shënon, pasi janë plot 7 të tillë që kanë gjetur rrjetën deri më tani në kampionat. Si zakonisht në sezonet e fundit, lideri i ofensivës, por edhe shënuesi më i mirë tek Vllaznia e në gjithë kampionatin është Bekim Balaj.

Me 34-vjeçarin që ka shënuar 4 gola në 5 javë të zhvilluara, duke hedhur kështu kandidaturën për “Këpucën e Artë” të Superiores. Megjithatë përveç Balajt, tek Vllaznia janë edhe 6 lojtarë të tjerë që kanë shënuar nga 1 gol deri më tani në sezonin 2025-26.

Duke nisur nga lojtarët e sulmit si Bismark apo Mala, të cilët janë zhbllokuar duke gjetur rrjetat personale. Nga reparti i mesfushës përfaqësues është Edon Murataj, i cili gjeti golin në fitoren 2-0 ndaj Vorës. E ndërsa janë 3 futbollistë nga reparti i mbrojtjes që kanë shënuar deri tani në kampionat, me emra si Bajrami, Gurishta dhe Hakaj. Në këtë mënyrë duke treguar se te Vllaznia shënojnë të gjithë.

PANORAMASPORT.AL