Statistikat e “mini-derbit”/ Bilanci i barabartë mes Partizanit dhe Vorës
Partizani ka kthyer tashmë vëmendjen nga ndeshja e radhës në kampionat, ajo ndaj Vorës në transfertë ku të kuqtë do të synojnë të vijojnë me ecurinë e rezultateve pozitive radhazi, ku deri më tani numërojnë pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Bilanci i ndeshjeve të kryeqytetasve ndaj vorakëve është në balancë të plotë teksa në tre përballjet e mëparshme përgjatë këtij kampionati, skuadrat kanë ndarë pikët me njëratjetrën. Kështu, në fazën e parë ishte Partizani që fitonte në “Arenën e Demave” me rezultatin 1-0 pas një autogoli të Repajt.
Në fazën e dytë, përsëri në shtëpinë e të kuqve, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndërsa në fazën e tretë, ishte Vora që fitoi në shtëpi dhe në stadiumin e rikonstrukturuar me rezultatin 1-0, një sfidë që u vendos në fundin e ndeshjes nga një gol i Dakës në minutën e 90- të. Kështu, pritet që edhe ndeshja e fundit për këtë sezon mes kësaj dysheje të jetë mjaft e luftuar duke qenë se objektivat Vora lufton për mbijetesë dhe Partizani për të mbrojtur vendin e katërt.
PANORAMASPORT.AL













