Statistikat e Dinamo-Egnatia/ 16 fitore për rrogozhinasit, 7 për “nëndetësen”
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të rikthejë sërish përballë dy nga skuadrat më të forta të sezonit, teksa Dinamo dhe Egnatia do të duelojnë mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Air Albania” për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Takimi, që do të nisë në orën 19:00, pritet të dhurojë emocione të shumta, rivalitet dhe atmosferë të zjarrtë, pasi bëhet fjalë për dy skuadra që kanë qenë protagoniste absolute gjatë këtij sezoni.
Për të dytin vit radhazi, Dinamo dhe Egnatia do të përballen në aktin fi nal të Kupës së Shqipërisë, duke konfi rmuar vazhdimësinë dhe nivelin e lartë që të dy klubet kanë treguar në vitet e fundit. Rruga drejt fi nales ka qenë pozitive për të dyja ekipet, të cilat kanë kaluar me sukses kundërshtarët respektivë dhe tashmë synojnë të mbyllin sezonin me një tjetër trofe prestigjioz. Përballja e sotme do të jetë gjithashtu testi i 34-t historik mes dy skuadrave. Statistikat favorizojnë Egnatian, e cila në 33 sfi dat e mëparshme ka regjistruar 16 fi tore. Ndërkohë, 10 ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Dinamo ka triumfuar në 7 raste.
Edhe bilanci i golave anon nga skuadra rrogozhinase. Egnatia ka realizuar 39 gola në përballjet direkte ndaj Dinamos, ndërsa blutë kryeqytetas kanë shënuar 24 herë. Megjithatë, finalet mbeten ndeshje të veçanta, ku historia dhe statistikat shpesh humbasin peshë përballë presionit dhe momentit. Pritet një duel i luftuar deri në fund, me të dy trajnerët që do të kërkojnë të menaxhojnë sa më mirë aspektin emocional dhe taktik të sfidës.
Dinamo synon të rikthejë lavdinë e viteve të arta dhe të konfi rmojë rikthimin mes elitës së futbollit shqiptar, ndërsa Egnatia kërkon të vazhdojë dominimin e viteve të fundit dhe të shtojë një tjetër trofe në historinë e klubit. Pas finales së Kupës së Shqipërisë, të dyja skuadrat do të zhvendosin menjëherë fokusin te sfi dat vendimtare të “Final 4”, aty ku do të përcaktohet edhe kampionia e sezonit. Përpara tyre, megjithatë, qëndron një mbrëmje e madhe në “Air Albania”, aty ku vetëm njëra skuadër do të ngrejë trofeun.
PANORAMASPORT.AL













