Statistika/ Java e penalltive në Superiore, shkëlqejnë lojtarët e huaj
*Ishte pa dyshim java e penalltive, plot 5 të tilla janë akorduar nga arbitrat në 5 ndeshje. Tre prej tyre u kthyen në gola (Bregu ndaj Laçit, Lloci ndaj Tiranës dhe Nikaj ndaj Egnatias), kurse dy u humbën (Dajsinani ndali Bismark, Abalora ndali Balajn).

*Kjo javë prodhoi 13 gola. Ndeshja me më shumë gola ishte Partizani-Bylis (2-3). Më pak gola u shënuan në Korçë, te Skënderbeu-Egnatia (1-0).
*Plot 5 gola janë shënuar nga lojtarë të huaj: Sembene (Partizani), Da Silva dhe Mustafa (Bylis), Zharmuni (Tirana) dhe Simeu (Teuta).
*Dopieta e vetme e javës së 26-të i takon sulmuesit vlonjat të Dinamos, Dejvi Bregut, i cili realizoi të dy golat ndaj Laçit.
*Tri fitore u kanë takuar skuadrave vendëse, Skënderbeut, Teutës dhe Dinamos. Bylisi regjistroi fitoren e vetme në transfertë, kurse Vllaznia e Elbasani fiksuan barazimin e vetëm.
PANORAMASPORT.AL













