Speciale e Kalju-Partizani/ Lojtari i të kuqve lë lojën i përlotur, vendësit kërkojnë foto me Skukën dhe jo vetëm! “Lakja” është “VIP” edhe në Estoni (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 23:58

Speciale e Kalju-Partizani/ Lojtari i të kuqve lë lojën i përlotur, vendësit kërkojnë foto me Skukën dhe jo vetëm! “Lakja” është “VIP” edhe në Estoni (E PLOTË)

Nga i dërguari ynë në Talin, Emanuel Loci
Ndeshja mes Nome Kalju dhe Partizanit në Talin është zhvilluar në një atmosferë festive, në një stadium ku vendasit kishin përgatitur festë me muzikë e vallëzime, duke sfiduar edhe reshjet e shiut. “Panorama Sport” ju sjell në vijim pikantet në këtë ndeshje.  

sdfsdfdsdfsfsd

-Partizanin e ka pritur një atmosferë e veçantë në stadiumin në Talin, ku luhej ndeshja ndaj Nome Kalju në turin e parë të Ligës së Konferencës. Klubi vendas prej ditësh u kishte bërë thirrje tifozëve të mbushnin shkallët e impiantit për të mbështetur ekipin dhe për të përjetuar një pasdite ndryshe.

bandicam 2025-07-11 21-48-25-679

-Nën një shi të lehtë, tifozët vendas nisën të vinin në stadium që një orë e gjysmë para ndeshjes. Por radha nuk ishte për të hyrë në tribunë, por për të shkuar te një tendë në krah të saj, ku shiteshin qofte dhe birra për të gjithë mbështetësit që pritnin fillimin e takimit, në një atmosferë mjaft të qetë sa u përket mbështetësve të skuadrës. Ai që e bënte atmosferën pak më të zhurmshme ishte një DJ, i cili me mikserin e tij ishte vendosur në tribunën qendrore të stadiumit. Në kontrast të plotë me atmosferën e qetë në stadium, muzika e diskos që dilte nga altoparlantët, e bënte pragsfidën e të kuqve shumë më të veçantë se ndeshjet e tjera që ata kanë luajtur në Europë.

bandicam 2025-07-11 21-50-15-668

bandicam 2025-07-11 21-50-02-092

-Ashtu si edhe në stadiumet e vogla të Shqipërisë, tribuna e gazetarëve ishte e thjeshtë.

bandicam 2025-07-11 21-54-36-299

-Skuadra e Nome Kalju kishte përgatitur një shfaqje me balerina për ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, ndonëse një shiu i lehtë filloi që para startit të sfidës kur tifozët po mbushnin tribunat. Grupi i vallëzimit e nisi para ndeshjes shfaqjen me muzikë moderne, duke argëtuar tifozët ndërsa skuadrat po bëheshin gati të hynin në fushë. Më pasa, ato u rreshtuan para tribunës, duke krijuar “tunelin” në mes të cilit kaluan dy ekipet që u pritën me duartrokitje. Vallëzimet vazhduan edhe në pushimin e ndeshjes, ndonëse në një terren të lagur dhe me reshjet e shiut që nuk ndaleshin, këtë herë me muzikë popullore vendase. Gudjufi i qesh njërës prej vajzave, ndërsa shokët e ngacmojnë.

bandicam 2025-07-11 21-49-45-893

-Skuka është kapiteni i ri i Partizanit. Sulmuesi i ka marrë shiritin e kapitenit Prekës.

bandicam 2025-07-11 21-59-04-560

-Në pankinë nuk ka vend për gjithë stafin. Tre prej tyre duhet të lagen dhe siç pritet janë nga stafi. Tifozët e Partizanit, “Guerrils”, të vetmit që nuk kanë mbrojtje nga shiu në stadium, pasi janë në pjesën e pambuluar.

bandicam 2025-07-11 21-50-47-584

Screenshot 2025-07-11 220227

-Gega i kërkon llogari anësorit me tone të ashpra për një rivënie anësore që mori Kalju.

bandicam 2025-07-11 21-57-52-023

-Terreni është i lagur se ka rënë shi i lehtë gati gjithë kohës, ndërsa frynte erë dhe tifozët ishin të gjithë me xhupa, pasi temperaturat ishin të ulëta.

-Në minutën e 31-të, faull ndaj Kekos që merr ndihmë mjekësore. Një pjesë e lojtarëve përfitojnë për instruksione dhe ujë. Loja ishte e ashpër nga kundërshtari, ndërsa Keko, duke qarë, del i dëmtuar me barrelë nga fusha e lojës, paçka se e provoi të luante deri në minutën e 38-të. Në vendin e tij Himallari, i cili është 16 vjeç. Për të, hera e parë që luan në Europë dhe e dyta në lojë për Partizanin.

Screenshot 2025-07-11 220239

bandicam 2025-07-11 21-48-49-748

-Kote zëvendësohet dhe takon gjithë stafin me lojtarët, pastaj shkon ne dhomat e zhveshjeve.

-1000 tifozë ishin të pranishëm në stadium gjatë sfidës së djeshme mes Kaljusë dhe Partizanit.

-Në minutën e 73-të në fushë hyn Vata. Ashtu si edhe Himallari, është 16 vjeç dhe luan për herë të dytë me të kuqtë dhe për herë të parë në Europë.

-Dy tifozë të Kaljus kërkojnë foto me Skukën e Malajn, ndërsa tifozi i të kuqve, “Lakja” çmend stadiumin aq sa bën për vete estonezët. Ata i kërkuan pikërisht atij foto fillimisht dhe më pas u mundësua me lojtarët.

bandicam 2025-07-11 21-47-38-733

bandicam 2025-07-11 21-47-56-170

-Në fund të ndeshjes, lojtarët e Partizanit shkojnë te tifozët shqiptarë për t’i përshëndetur.

bandicam 2025-07-11 21-48-13-095

PANORAMASPORT.AL