SOT, ORA 19:00/ “Perandoria” me “kokë poshtë”, derbi Partizani-Tirana shkon për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 8:17

SOT, ORA 19:00/ “Perandoria” me “kokë poshtë”, derbi Partizani-Tirana shkon për mbijetesë

Ëndrra e çdo tifozi të Partizanit dhe Tiranës mbetet fitimi i titullit kampion, duke mundur në derbi kundërshtarin e përjetshëm. Kënaqësi që në shekullin e XXI e kanë shijuar si të kuqtë dhe bardheblutë. Luks ky, që tani është harruar.

partizani tirana

“Perandoria” e 89 trofeve të premten në mbrëmje, do të përballet në derbin e 179-të, sot prej orës 19:00 në “Air Albania”. Një derb që këtë herë është shumë i veçantë, pasi “perandoria” e gjen veten me kokë poshtë. Ndeshja më e madhe e futbollit shqiptar këtë herë do të luhet për mbijetesën. Partizani me 4 pikë e Tirana me 2, “ngrohin” fundin e tabelës.

Si asnjëherë tjetër, dyshja Partizani-Tirana (apo anasjelltas), nuk kishte rënë kaq poshtë, duke luajtur një ndeshje që mund t’i nxjerrë nga kriza. 90-minutëshi i sotëm, nuk do të jetë për sundimin e kryeqytetit, por së pari për të dalë nga telashet. Triumfi i bardhebluve do të largonte Milinkoviçin nga stoli dhe do ta “groposte” këtë Partizan si ekipin më të dobët e të ndërtuar keq gjatë “erës Demi”.

Fitorja e të kuqve, do të saldonte dështimin e Tiranës që është fotokopje një viti më parë. Halli qëndron te barazimi. Një rezultat, që do t’i në fund të tabelës, si dy kandidate kryesore për të rënë nga Kategoria Superiore. Thënë shkurt, “perandoria” kryeqytetit, sot është me “kokë poshtë”, pasi shkon të luajë një derbi për mbijetesë…

Screenshot 2025-10-03 081552

PANORAMASPORT.AL