“Sot ndikoi fati, ngërç psikologjik”! Kërnaja nuk ka dyshime: Partizani për “Final 4”? Po e besoj këtë gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2025 | 18:41

“Sot ndikoi fati, ngërç psikologjik”! Kërnaja nuk ka dyshime: Partizani për “Final 4”? Po e besoj këtë gjë

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja foli pas barazimit pa gola me Vorën. Ai u shpreh se sot ndikoi fati dhe se skuadra po kalon një ngërç psikologjik.bandicam 2025-11-04 18-23-45-536“Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë. Kishim dy raste të mira, por ky është futbolli. Mendova më herët për zëvendësimet, por na penalizuan dëmtimet. Gjithë djemtë e futur nga stoli luajtën shumë mirë. Goditëm shtyllën, ky është futbolli

Ne tentuam në pjesë e parë me manovra të ndryshme me Markun dhe u përpoqëm të kalonim me një sistem më efikas. Ne kishim detyrën ti nxirrnin 1 kundër 1. Por ndoshta nuk ishte dita në pjesë e parë, bëmë më mirë në pjesë e parë. Ne e dimë që Vora luan në tranzicion pozitiv dhe negativ dhe i morëm masat me Bardhin dhe Dakën.

Sot ndikoi fati. Ngërç psikologjik. Partizani për “Final 4”? Po e besoj këtë gjë, por fati na ndikoi. Nëse do kishim fat, sot do ishim 6 pikë larg “Dinal 4”. Do diskutojmë me mjekët për gjendjen e Skukës dhe Prekës, pas dëmtimeve të tyre”, tha Kërnaja për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL