Skënderbeu i dhuroi Kupën duke luajtur me lojtarët e akademisë, Dinamo paraqitet në Korçë me ekipin e dytë për kampionat
Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Dinamos në Superiore ka dhuruar një tjetër çudi mes këtyre dy skuadrave në sezonin aktual duke prishur në mënyrë të dukshme garën në kompeticionet kombëtare.

Në çerekfinalet e Kupës, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Dinamos, Skënderbeu luajti të dytën në fushën e vet me lojtarët e akademisë, duke ia dhuruar paraprakisht bluve kalimin në gjysëmfinale me disa gola qesharakë të pësuar në fund që gjithsesi nuk shmangën kohët shtesë mes dy ekipeve.
Sot, Dianmo duket se po kthen borxhin, pasi edhe pse është në garë për vendin e parë në renditje, ose të paktën të mbrojë të dytin, luan ndeshjen në Korçë me futbollistë që kanë qenë kryesisht zëvendësues, duke ulur në stol emra të rëndëishëm si Itodo, Zabërgja apo Gudiabi, sa për të përmendur disa.
Një vendim i klubit kryeqytetas që padyshim mund të ndikojë garën për mbijetesë në Superiore e që shton edhe më shumë zërat për aleanca e marrëveshje mes skuadrave në fundin e kampionatit.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Rroku, Prenci, Dumfur, Juri, Nikaj, Nasr, Sabo, Estrela, Doka, Shaqe, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
DINAMO: Teqja, Rufati, Hoxha, Doci, Vila, Karamba, Jonuzi, Meksi, Meca, Çelkupa, Qardaku
Trajner: Ilir Daja
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













