Skënder Gega bën ligjin te Partizani! Trajneri ndryshoi gjuajtësin e penalltisë dhe hierarkinë brenda skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2025 | 21:28

Skënder Gega bën ligjin te Partizani! Trajneri ndryshoi gjuajtësin e penalltisë dhe hierarkinë brenda skuadrës

Skënder Gega ka pak ditë që ka nisur punën te Partizani, por ka ndryshuar menjëherë disa gjëra në radhët e ekipit. Kjo shihet nga formacioni që hedh në fushë me disa ndryshime në krahasim me ndeshjet e periudhës nën drejtimin e Abilaliajt, por edhe me vendime të tjera të rëndësishme që rezultuan të goditura siç tregojnë dy fitore radhazi.

bandicam 2025-04-03 20-43-03-840

Kjo u pa qartë në momentin e penalltisë së fituar ndaj Egnatias. Topin e mori Zeka i cili ishte gati të gjuante, por trajneri kërkoi që të gjuante Alban Hoxha e më pas insistoi që t’i dorëzohej topi Kekos, pasi do të ishte ky i fundit që do të gjuante penalltinë. Sulmuesi gjuajti dhe nuk gaboi, duke i dhënë suksesin të tijve.

Një ndryshim i plotë hierarkie në ekip, kur kujton se vetëm pak ditë më parë, Abilaliaj deklaroi se gjuajtësi i parë ishte Taipi, i dyti Mehmeti dhe më pas ishte Domgjoni. Mehmeti dhe Domgjoni ishin në fushë por asnjë prej tyre nuk u afrua për të goditur, me Gegën i cili bëri zgjedhjen mes dy sulmuesve.

PANORAMASPORT.AL