Situata te Partizani/ 5 lojtarë rrezikojnë, edhe trajneri mes tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2026 | 22:17

Situata te Partizani/ 5 lojtarë rrezikojnë, edhe trajneri mes tyre

Pesë lojtarë rrezikojnë të mungojnë te Partizani për sfidën e javës së ardhshme ndaj Egnatias, në rast ndëshkimi me kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për Sembene, Ismaili, Murataj, Mehmeti dhe Isgandarli. Këta futbollistë janë aktualisht me tre kartonë të verdhë dhe me të katërtin do të plotësonin limitin, duke mos qenë të gatshëm për ndeshjen e radhës.

PARTIZANI

Megjithatë, organika e të kuqve është mjaftueshëm e pasur teksa në dispozicion është kthyer edhe Preka ndërsa pranë rikthimit është edhe Nondi me Kekon. Ndërkohë, në kuotën e tre kartonëve është edhe trajneri Oltijon Kërnaja, i cili gjithashtu rrezikon skualifikimin nëse ndëshkohet me një tjetër karton të verdhë.

PANORAMASPORT.AL