Si gjysmëfinaliste Botërori, Egnatia mëson fatin e saj në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2026 | 23:45

Si gjysmëfinaliste Botërori, Egnatia mëson fatin e saj në Ligën e Kampioneve

Titulli kampion për edicionin e tretë radhazi do të shoqërohet edhe me pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për skuadrën e Egnatias e cila do të provojë që nëpërmjet këtij turneu të sigurojë fazën në grupe në një nga kompeticionet ndërkombëtare për klube. Por kjo pjesëmarrje do të jetë më e veçantë për rrogozhinasit për faktin se të paktën për dy ditë, futbollistët e kësaj skuadre do të ndjejnë edhe pak aromë Botërori.

Egnatia champions

Rrogozhinasit do të mësojnë fatin e tyre sa i përket emrit të ekipit kundërshtar që do të kenë përballë që më datën 16 qershor, kur në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të turneut. Një ditë më vonë, më 17 qershor, ata do të mësojnë edhe emrin e kundërshtarit potencial në turin e dytë të aktivitetit apo atë që do të kenë përballë në Ligën e Konferencës nëse eliminohen nga turneu më i rëndësishëm për klube në kontinent.

Sa u përket ndeshjeve të turit të parë, rrogozhinasit do të zbresin në fushë në të njëjtat ditë në të cilat janë caktuar të luhen edhe sfida të Botërorit. UEFA ka planifikuar që ndeshjet e turir të parë të zhvillohen më 7-8 korrik dhe 14-15 korrik, ose më saktësisht, ditët kur luhen ndeshje të fazës 1/8 të Botërorit dhe gjysmëfinalet e tij.

PANORAMASPORT.AL