Shtatë gola të pësuar në tri ndeshje, “tradhton” mbrojtja e Partizanit
Partizani nuk është më mbrojtja më e mirë e kampionatit.

Skuadra e kuqe në këtë sezon difensivën e ka pasur një prej pikave më të dobëta, por duket se në momentin më kyç të sezonit, po “tradhton”. Në tri ndeshjet e fundit Partizani ka pësuar plot shtate gola, që janë shumë për një skuadër që në 24 ndeshjet e shkuara kishte pësuar vetëm 18 herë.
Fronin e mbrojtjes më të mirë të kuqve tashmë ua ka marrë Egnatia, me 21 gola të pësuar, katër më pak se të kuqtë. Përveç numrit të golave, te Partizani kemi parë edhe gabime individuale të Domgjonit dhe më së shumti të Sembene, që i kanë kushtuar jo pak skuadrës.
Ndoshta loja që po zhvillohet i ka gjetur disi të vetmuar mbrojtësit përballë sulmeve të kundërshtarëve, ky mund të jetë një justifikim. Fakti është që situata nuk është e mirë dhe ky repart duhet të rigjejë sigurinë, përndryshe situata duket e vështirë të përmirësohet.
PANORAMASPORT.AL













