Shtangen kryeqytetasit! Te Dinamo nuk i dinë mirë rregullat, humbasin ndeshjen 3 me 0 në tavolinë
Dinamo B është shtangur nga vendimi i fundit i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Kryeqytetasit e drejtuar nga Renaldo Kalari e kanë humbur 3 me 0 në tavolinë ndeshjen me Bulqizën, që u luajt më 14 mars.

Shkak janë bërë katër ndalesat e Dinamos për ndërrime gjatë ndeshjes, ndërsa lejohen vetëm tre. Sfida ndërkohë mbyllej në barazim 2 me 2.
Vendimi i Disiplinës:
“FC Dinamo, për shkelje të rregullores së lojës sipas IFAB (Laë 3 – Lojtarët), duke kaluar limitin prej 3 (tre) ndalesash për zëvendësimet, në bazë të neneve 6/3/j dhe 8/1të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Bulqiza. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%”.
PANORAMASPORT.AL













