Postuar: Shkurt 26, 2025 | 19:43
“Shpresojmë të fitojmë ndonjë gjë”, Naser Aliji: Jap maksimumin që ta dërgoj Dinamon sa më lart
Naser Aliji ka folur pas ndeshjes, që Dinamo fitoi me rezultatin 4-0 në transfertën e Skënderbeut.

Ky takim kualifikoi Dinamon në gjysmëfinalen e Kupës dhe Aliji deklaroi:
“Jam i lumtur që fituam dhe kaluam këtë raund.
Ne e kemi ekipin me shumë kualitet. Sidomos në sulm, por kemi dhe mbrojtës shumë të mirë. Besoj me kthimin e Bruno, të rrisim nivelin dhe më shumë.
Kam besimin nga trajneri, presidenti dhe gjithë ekipi. Jap maksimumin dhe të provoj ta dërgoj ekipin sa më lart.
Kam ardhur për këtë mënyrë, të fitojmë ndonjë gjë. Shpresojmë që me kthimet që kemi pasur, për shkak të mungesave, të kemi mundësi të shkojmë deri në fund. Dhe të përfundojmë me ndonjë kupë”, u shpreh Aliji.
PANORAMASPORT.AL













