Shpresat katastrofë, skuadra shëtit në fushë, pëson gola amatorë (Video)
SUEDI U-21-SHQIPËRI U-21 4-1
GOLAT: Strandberg 20′, 81′, Gustafson 51′, Lundholm 74′ / Albion Avdiaj 56′
FORMACIONI I SHQIPËRISË: Thoma Strakosha (Alen Sherri 55′), Bruno Lulaj, Herdi Prenga (Isnik Alimi 46′), Mërgim Vojvoda (Dejvi Bregu 66′), Erdis Gurishta (Klaudio Hyseni 72′), Ron Broja (Maldin Ymeraj 46′), Kristi Qose, Klodian Gino (Ardit Krymi 87′), Liridon Latifi, Myrto Uzuni (Enis Gavazaj 46′), Albion Avdiaj (Realdo Fili 87′). Trajner: Skënder Gega
Kombëtarja U-21 degradon totalisht në miqësoren e fundit në Suedi. Videoja e takimit të luajtur të martën (mund ta shikoni në uebsajtin zyrtar të gazetës, “panorama-sport.com”) tregon për një lojë gati të turpshme të kuqezinjve të rinj. Lojtarë të padisiplinuar dhe që më shumë shëtisin në fushë, duke lënë një shije të keqe përballë një kundërshtari me emër në arenën ndërkombëtare si Suedia. Përtej rezultatit (fitoi thellë Suedia 4-1), pasi ishte thjesht një miqësore kontrolluese, ajo që shqetëson më tepër është mënyra sesi Kombëtarja Shpresa ka pësuar golat në stadiumin “Sollentuna”. Ata pak spektatorë të pranishëm janë habitur jo pak për lehtësinë e realizimit të golave të Suedisë, veçanërisht të parin dhe të katërtin. Kuqezinjtë tanë, përveçse pa grintë, dukeshin sikur ishin futur me zor në fushë dhe të painteresuar për lojën që zhvillohej.
Golat Mjafton të shikosh golat, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Është minuta e 20- të e ndeshjes, teksa Suedia ka të drejtën e një rivënieje anë- sore në krahun e majtë. Distanca është shumë e largët dhe një prej lojtarëve suedezë hedh topin me dorë drejt gjysmëfushës dhe çuditërisht Strandberg, autor i golit të parë, ka vetëm dy kundërshtarë, në një kohë që për të shkuar te porta, i duhej të bënte mbi 30 metra sprint. Në këtë moment, dy prej lojtarëve tanë (mbrojtësi Lulaj dhe kapiteni Qose), në vend që të ndjekin aksionin, qëndrojnë statikë në mesfushë dhe merren me shiritin (Lulaj ia vendos Qoses, pasi i kishte rënë nga dora). Më pas, loja vijon me një veprim individual të lojtarit suedez, Seuankambo, që, pasi driblon këdo që i del përpara, pason te Gustafson dhe 2-0. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërkohë që Shqipëria reagon me sulmuesin Albion Avdijaj, që përfiton nga një gabim i kapitenit suedez, Larson, në afërsi të zonës. Goli i tretë i Suedisë vjen pas një pasiviteti të mbrojtësve kuqezinj, Gino dhe veçanërisht Qose, të cilët lënë kundërshtarët të bëjnë çfarë të duan. Edhe goli i katërt është thuajse identik, pasi Strandberg futet në zonë dhe nuk e ka të vështirë të driblojë mbrojtësit tanë, duke shënuar lehtësisht















