Postuar: Gusht 10, 2025 | 16:14
“Shpërblim” pas ditëve polake, te Teuta rimblidhen të martën
Mbrëmjen e së shtunës, skuadra e teutës udhëtoi nga Polonia drejt Durrësit.

Pas kthimit, lojtarët do të marrin dy ditë pushim për të rikuperuar energjitë, ndërsa të martën, më 12 gusht, do të rikthehen në fushë për të nisur javën e përgatitjeve “anti-Dinamo”.
Ndeshja e parë e sezonit në Superiore pritet të luhet më 23 gusht dhe do të jetë testi i parë real për projektin e ri të Teutës.
PANORAMASPORT.AL













