Shok skuadre me Ronaldon dhe Baxhon tek Interi, trajneri i Laçit: Zikaltrit fitojnë titullin, s’ka më lojtarë si më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 23:24

Shok skuadre me Ronaldon dhe Baxhon tek Interi, trajneri i Laçit: Zikaltrit fitojnë titullin, s’ka më lojtarë si më parë

Françesko Moriero ka pasur fatin të luajë me kampionë të mëdhenj në Serinë A, si Ronaldo e Baxho. Për titullin kampion të këtij sezoni ai voton Interin si ekipin më të fortë, ndërsa kur e pyet për lojtarët më të mirë në botë, ai shprehet se nuk ka më aq të fortë si kur ai luante.

moriero-1024x734

“Kush e fiton Serinë A? Unë mendoj, si shumë të tjerë, që Interi është skuadra më e fortë në Itali, edhe pse miku im Antonio Konte do ta bezdisë, sepse është shumë i zoti. Lojtarët më të mirë të momentit në botë? Unë kam pasur fatin të luaj me lojtarë shumë të mëdhenj dhe, të them të drejtën, kur shoh ndeshjet tani, mërzitem shumë. Kam parë nga afër më të mirët e më të mirëve.

Kam pasur fatin të luaj me lojtarë të mëdhenj, te Leçe ishte Paskuli, te Kaljari Françeskoli, te Roma ishin Balbo, Fonseka, Toti e Xhanini. Tek Interi pastaj ishte Fenomeni, Zamorano, Baxho. Të krahasoj ata lojtarë me këta tani, e kam pak të vështirë. Edhe ju besoj. Edhe tani ka lojtarë mjaft të mirë, por jo si atëherë”, është shprehur Moriero.

PANORAMASPORT.AL