Shkëmbi në alarm, tani duhet të sajojë formacionin për shkak të mungesave
Tirana është në një emergjencë të vërtetë lojtarësh. Veç Metës, Ismajlit, Ernestit, të cilët janë të dëmtuar, listës i shtohet edhe Prengaj. Dhe nuk ka mbaruar ende.

Kjo, sepse në takimin me Teutën do të mungojë edhe Smaçi. Lojtari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në këtë lojë. Futbollisti nuk do të jetë në takimin me Teutën. Nga ana tjetër, me këtë situatë, trajneri Bledi Shkëmbi duhet të shohë se cilët do të hedhë në fushën e lojës.
FORMACIONI – Me disa mungesa para Teutës, bardheblutë do të përballen me durrsakët me një formacion ndryshe. Në portë do të jetë Selmani. Në mbrojtje dihet që është treshja Kola, Dembele dhe Mici. Në mesfushë dhe sulm do të jenë problemet e mëdha.
Nga krahët janë Vera e Përgjoni, ndërsa në mes do të aktivizohen Marku, Soler dhe Rafael. Sulmi do të jetë i përbërë nga Zharmuni dhe Ndreca. Ky i fundit ishte ai që u dha pikën bardhebluve në sfidën me Skënderbeun.

PANORAMASPORT.AL













