Postuar: Janar 11, 2026 | 23:12
Shkëlqeu në Belgjikë, mesfushori shqiptar fiton “Këpucën e Artë”
Pas një viti të mrekullueshëm te Klub Bryzh ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.

Jashari mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Kristos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit.
Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi. Transferimi i tij te Milan e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.
PANORAMASPORT.AL













