Shitjet e fundit te Vllaznia, akademia kthehet në një “minierë ari” për shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2025 | 21:16

Shitjet e fundit te Vllaznia, akademia kthehet në një “minierë ari” për shkodranët

Akademia Vllaznia ka qenë një “minierë ari” ndër vite për skuadrën e parë të kuqebluve. Ku emra të rëndësishëm të shkodranëve, por edhe futbollit kombëtar janë zhvilluar në atë akademi. Me futbollistë të ndryshëm të cilët më pas u bënë shumë të njohur duke dhënë kontributin për ekipin e parë të shkodranëve dhe jo vetëm.

VLLAZNIA

Por, përveç formimit të elementëve cilësor, akademia në vitet e fundit është shndërruar në një burim financiar për klubin. Kështu në dy merkatot e fundit verore nga shitja e futbollistëve të prodhuar nga akademia Vllaznia, klubi ka përfituar një shifër prej mbi 700 mijë eurosh. I fundit talent që u shit nga Vllaznia drejt CSKA Sofia ishte Kevin Dodaj, me sulmuesin që vetëm pas një sezoni si protagonist me shkodranët u transferua në Bullgari, për një shifër që i sipas raportimeve i kalon 400 mijë euro. Duke qenë kështu lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga Vllaznia gjatë gjithë historisë. Parq tij, gjatë merkatos së verës së shkuar ishin dy futbollistë të tjerë të prodhuar nga akademia Vllaznia që u shitën jashtë Shqipërisë.

Fjala është për Geralb Smajlin, i cili u transferua tek Ballkani në Kosovë për çmimin e 100 mijë eurove dhe Rejan Alivoda, që la shkodranët për Ittihad Kalba në Emiratet Arabe, për shifrën e 200 mijë eurove. Në total një shifër prej 700 mijë eurosh plus në arkat e klubit shkodran në harkun kohor të një viti. Një mësim ku drejtuesit e klubit shkodran, të cilët po i japin mundësinë elementit të ri, në mënyrë që jo vetëm për të përfituar në fushë nga kontributi i tyre, por edhe në merkato. Shkodranët edhe këtë sezon duket se kanë një politikë përkrahjeje për të tjerë futbollistë të talentuar që militojnë në skuadër.

PANORAMASPORT.AL