Shifrat/ Bilanc pozitiv, Partizani ua di “hiletë” të fortave
Partizani sfidon sot Egnatian, në një provë të madhe force ndaj kryesuesve të kampionatit.
Po të analizonim në letër dy ekipet, Egnatia aktualisht ka organikë më cilësore dhe është ekip më në formë. Por, nëse i referohemi asaj çka Partizani ka bërë gjatë këtij sezoni kundër tri rivalëve direkte të katërshes së parë, mund të themi se të kuqtë janë një skuadër që dinë mirë të sillen kundër të fortave.
Në shtatë ndeshje të luajtura ndaj Dinamos, Egnatias dhe Vllaznisë, Partizani është mposhtur vetëm një herë në ndeshjen hapëse kundër shkodranëve dhe më pas ka arritur të korrë tri fitore dhe po aq barazime.
Ky bilanc tregon për një skuadër që impenjohet shumë me skuadrat e forta dhe që nuk dorëzohet as në kushte jo të barabarta. Në dy fazat e para kundër Egnatias, të kuqtë numërojnë një fitore dhe një barazim, pra bilanc pozitiv.
PANORAMASPORT.AL













