Sezoni i ri, Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët shkodranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2025 | 10:36

Sezoni i ri, Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët shkodranë

Kategoria Superiore nis më 23 gusht dhe Vllaznia ndeshjen e parë e luan në “Loro Boriçi” kundër Egnatias. Shkodranët kanë bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për tifozët e tyre që mund të pajisen me abone për të gjitha ndeshjet që do të luhen aty.VLLAZNIANJOFTIMI

🔵 KF Vllaznia njofton të gjithë tifozët dhe mbështetësit se duke nisur nga sot, mund të aplikojnë për t’u pajisur me abonetë sezonale për sezonin 2025/26!
🎟️Abonetë janë të vlefshme për hyrje në të gjitha ndeshjet që KF Vllaznia do të zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi”, si në Kategorinë Superiore ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë gjatë gjithë sezonit.
📍 Për të aplikuar dhe pajisur me abone sezonale 2025/26 ju lutem
✅ Paraqituni pranë stadiumit “Loro Boriçi”
✅Vizitoni Dyqanin UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës)
📞Ose kontaktoni në: +355 69 60 110 01
ℹ️ Çmimet dhe ofertat sipas tribunave përkatëse i gjeni në linkun shop.vllaznia.al/biletat
⚽ Rezervo vendin tënd të preferuar dhe përjeto emocionet e sezonit nga afër❤️💙

#kfvllaznia #abone

PANORAMASPORT.AL