“Sekreti” i Tiranës së re, ja cilët janë të besuarit e Orges Shehit te bardheblutë
Orges Shehi është rikthimi më i bujshëm i këtij sezoni në Superiore. Trajneri u rikthye te Tirana, që po kalon një moment delikat pasi mban vendin e parafundit në renditje. Shehi e njeh mjaft mirë ambientin ku u largua në vitin 2023, megjithatë duhet thënë se vetëm me katër lojtarë ka punuar.

Bëhet fjalë për Visar Bekajn, Redon Xhixhën, Rimal Haxhiun dhe Ermal Metën. Këto të katërt mund të konsiderohen të besuarit e Shehit, që u kthye në kryeqytet bashkë me dy ndihmësit e tij, Artan Karapicin dhe Sebino Plakun.
48-vjeçari fitoi titullin kampion me Tiranën në vitin 2022. Po ashtu numëron edhe dy Superkupa në Shqipëri ku një prej tyre u fitua me Skënderbeun.
Prova e parë do të jetë mjaft e vështirë. Tirana udhëton në transfertën e Shkodrës, për të sfiduar Vllazninë. Ky takim do të nisë të premten në orën 19:00.
PANORAMASPORT.AL













