Postuar: Prill 29, 2025 | 22:33
Sa shumë vite pritje, ja kur ishte hera e fundit që Dinamo shijonte një… trofe
Trofeu i fundit i klubit Dinamo është titulli në sezonin 2009–10, i fituar më 17 maj 2010. Janë 14 sezone që Dinamo nuk shijon një trofe, Kupë apo kampionat.

Dinamo ka 22 vite që nuk e fiton Kupën e Shqipërisë, munguar që nga viti 2003, kur triumfoi në finale me Teutën, në “Qemal Stafa”. Tashmë Dinamoja do ta tentojë këtë sezon në finale kundër Egnatias. Dinamo është klubi i dytë më i suksesshëm dhe më i titulluar në Shqipëri, pasi ka fituar 18 kampionate. Klubi gjithashtu ka edhe 13 Kupa të Shqipërisë, si dhe 2 Superkupa.
PANORAMASPORT.AL













