Sa shumë ndryshime te Tirana/ Shkëmbi, trajneri i 34-t në 15 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2025 | 23:43

Sa shumë ndryshime te Tirana/ Shkëmbi, trajneri i 34-t në 15 vite

Tirana është “ngrënësja” e trajnerëve. Në 15 sezonet e fundit, skuadra në pronësi të Refik Halilit, së bashku me Partizanin mbajnë rekordin me trajnerët e afruar dhe larguar. Bardheblutë kanë emëruar 34 trajnerë dhe kanë shkarkuar 33 prej tyre, ndërsa mesatarja është 2.26 trajnerë për sezon.

shkembi lila

Edhe të kuqtë janë emëruar 34 trajnerë dhe kanë shkarkuar 33 prej tyre. Në dy kampionatet e fundit, Tirana ka qenë e drejtuar nga pesë trajnerë, me Shkëmbin 2 herë, Fagun, Ahmatajn dhe Shehin. Asnjë skuadër tjetër nuk ka ndryshuar pesë trajnerë brenda dy sezonesh. Për t’u shënuar se trajneri më i suksesshëm dhe më jetëgjatë në epokën “Halili” mbetet Orges Shehi.

TRAJNERET

PANORAMASPORT.AL