Ruçi, “sms” Skënderbeut: Këtu është “kalaja” e Bylisit, duam ta fitojmë patjetër këtë betejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2025 | 9:44

Ruçi, “sms” Skënderbeut: Këtu është “kalaja” e Bylisit, duam ta fitojmë patjetër këtë betejë

Ballshiotët luajnë të dielën një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesën, atë me Skënderbeun.flamurr-ruciLuhet në Ballsh dhe objektivi i vetëm është fitorja për të mbyllur “llogaritë” me një rival. Trajneri Gentian Mezani e ka skuadrën të plotë dhe ky është një plus. Vlonjati synon një tjetër rezultat pozitiv, pas 4 pikëve të marra në kampionat dhe barazimit me Egnatian në Kupë.

RUÇI – Flamur Ruçi, autori i golit të fitores ndaj Partizanit, ka një mesazh për korçarët para ndeshjes me ta. Për “Panorama Sport” ai është shprehur: “Vijmë pas fitores me Partizanin, që e kërkuam deri në fund. Bylisi është skuadër solide, që nuk kënaqet kur barazon. Duhet të rikuperojmë sa më shumë pikë të lëna rrugës. Respekt Skënderbeut, sepse është një ekip shumë i mirë, ka kualitet, por ne kemi synimet tona. Është ndeshje si gjithë të tjerat, jemi gati të shpalosim më të mirën në shtëpinë tonë, ku na bën punë vetëm fitorja. Në kushtet ku jemi, duhet të marrim maksimumin nga çdo sfidë. Ndeshja është delikate dhe duhet të bëjmë kujdes. Ekipet e Superiores, përjashto 2-3 prej tyre, janë aty-aty. Skënderbeu do të thyhet në Ballsh, këtu është ‘kalaja’ jonë dhe korçarët t’i harrojnë pikët. Kam dëshirë të shënoj sërish, pasi jam në formën më të mirë, në kulmin e karrierës. Nuk ka rëndësi pozicioni në fushë, mjafton të luaj. Kalendar i favorshëm? Mendojmë të gjithë për Skënderbeun, duam ta fitojmë patjetër këtë betejë. Kalendari na favorizon vetëm kur të firojmë ndaj Skënderbeut. Jemi në formë dhe ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë”.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL